Rusia mbështet marrëveshjet e paqes që i dhanë fund luftës së Bosnjës në vitet 1990 dhe integritetin territorial të Bosnjës, ka thënë të premten ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ky reagim erdhi pas thirrjeve të një serbi të Bosnjës për shkëputjen e një rajoni serb nga Bosnja, raporton Reuters, njofton Klan Kosova.
Lavrov arriti në Bosnjë dy javë përpara zgjedhjeve kombëtare të Bosnjës, vizitë e cila u komentua nga mediet vendase si një shfaqje mbështetëse për udhqheqësin serb të Bosnjës, Milorad Dodik, edhe pse Rusia se nuk po bënte ndonjë rekomandim se kë duhet votuar.
Dodik, i cili po kandidon për një vend serb në presidencën ndëretnike të Bosnjës, po bën një fushatë për një autonomi më të gjerë të Republikës Serbe, të cilën aktualisht e kryeson dhe shkëputjen përfundimtare nga Bosnja.
Ai i cili është në favor të lidhjeve të ngushta me Rusinë dhe jo me Perëndimin, shpreson se Rusia t’i mbështet planet e tij separatiste në kohën kue është diskutuar një shkëmbim tokash mes Serbisë dhe Kosovës, e kjo nënkupton që kufijtë në Ballkan mund të ndryshojnë përsëri, por kësaj here duke e ‘bekuar’ edhe ndërkombëtarët.
Megjithatë, Lavrov që do ta takojë Dodikun më vonë, nuk dha mbështetje publike për planin separatist.
“Qëndrimi i Rusisë është se nuk ka alternativë ndaj marrëveshjes së paqes së Dejtonit,” tha Lavrov në një konferencë shtypi në Sarajevë të mbajtur me homologun e tij boshnjak Igor Crnadak, duke iu referuar marrëveshjes së paqes të ndërmjetësuar nga SHBA që i dha fund luftës së Bosnjës 1992-95.
“Ne mbështesim sovranitetin e Bosnjes, integritetin territorial dhe autoritetet e dhëna nga kushtetuta për dy njësitë e saj dhe tre popujt përbërës,” tha ai