Agjencia për kundërzbulim e Rusisë (FSB) ka njoftuar sot se i ka arrestuar dy përkrahës të dyshuar të Shtetit Islamik, për të cilët thotë se po planifikonin sulme terrorist.
FSB ka thënë sot se të dyshuarit u arrestuan në një banesë në Yuzhno-Sakhalinsk, një qytet ky në ishullin e Paqësorit, Sakhalin, transmeton Express.
Njëri nga të arrestuarit është qytetar rus ndërsa tjetër vjen nga një vend ish sovjetik në Azinë Qendrore.
FSB ka gjetur një mjet shpërthyes të përgatitur në shtëpi dhe literaturë propaganduese të ISIS-it në banesën ku ata po jetonin