Ministri i Jashtëm rus, Sergeri Lavrov, në një përgjigje ndaj homologut të tij serb, Ivica Daçiq, ka qartësuar edhe një herë qëndrimin e vendit të tij karshi Kosovës dhe ngjarjeve të fundit në veri të vendit.
Pas arrestimit në Kosovë të drejtorit të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ministri i jashtëm serb u kishte dërguar letër të gjithë përfaqësuesve të OKB-së, ku kishte shprehur shqetësimin e tij për këto ngjarje, transemton lajmi.net.
Ndërkaq, siç citojnë mediat serbe, në letrën e kthyer dje nga Lavrovi, shprehet pajtimi i tij me të gjitha shqetësimet e ngritura nga Serbia për ngjarjet në Veri.
Sipas Lavrovit, këto shqetësime janë adresuar edhe nga përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB dhe në Bashkimin Evropian.
Ndryshe, kjo letër e Lavrovit te Daçiqi është përcjellë gjatë ditës së djeshme nga ambasadori rus në Serbi, Aleksander Chepurin, gjatë takimit me Daçiqin.