Rusia refuzon dy fluturime evropiane si shenjë mbështetje ndaj Bjellorusisë

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Rusia ua ka ndaluar hyrjen dy linjave ajrore evropiane, pasi kanë planifikuar të shkojnë drejt Moskës duke shmangur fluturimin mbi Bjellorusi.

Air France dhe Austrian Airlines i kanë anuluar shërbimet, planet e tyre të fluturimit të tyre janë refuzuar nga Rusia.

Disa kompani ajrore të Evropës janë duke e shmangur hapësirën ajrore të Bjellorusisë si shenjë proteste, nga momenti kur ky shtet e kishte detyruar aeroplanin Ryanair të devijonte fluturimin të dielën, pasi kishte për të shkuar nga Greqia në Lituani dhe u detyrua të ateronte në Minsk.

Një gazetar bjellorus dhe e dashura e tij u arrestuan më pas, shkruan BBC.

Rusia është një aleate e fortë e Bjellorusisë dhe ka qëndruar e palëkundur në mbështetjen e saj ndaj ish kombit sovjetik dhe qeverisë së saj.

Kjo është lëvizja e parë nga Kremlini për konfliktin diplomatik midis Bjellorusisë dhe vendeve perëndimore. Rusia ende nuk ka dhënë deklaratë se do të refuzohen të gjitha fluturimet e vendeve perëndimore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme