Rusia ua ka ndaluar hyrjen dy linjave ajrore evropiane, pasi kanë planifikuar të shkojnë drejt Moskës duke shmangur fluturimin mbi Bjellorusi. Air France dhe Austrian Airlines i kanë anuluar shërbimet, planet e tyre të fluturimit të tyre janë refuzuar nga Rusia. Disa kompani ajrore të Evropës janë duke e shmangur hapësirën ajrore të Bjellorusisë si […]
Rusia refuzon dy fluturime evropiane si shenjë mbështetje ndaj Bjellorusisë

Rusia ua ka ndaluar hyrjen dy linjave ajrore evropiane, pasi kanë planifikuar të shkojnë drejt Moskës duke shmangur fluturimin mbi Bjellorusi.
Air France dhe Austrian Airlines i kanë anuluar shërbimet, planet e tyre të fluturimit të tyre janë refuzuar nga Rusia.
Disa kompani ajrore të Evropës janë duke e shmangur hapësirën ajrore të Bjellorusisë si shenjë proteste, nga momenti kur ky shtet e kishte detyruar aeroplanin Ryanair të devijonte fluturimin të dielën, pasi kishte për të shkuar nga Greqia në Lituani dhe u detyrua të ateronte në Minsk.
Një gazetar bjellorus dhe e dashura e tij u arrestuan më pas, shkruan BBC.
Rusia është një aleate e fortë e Bjellorusisë dhe ka qëndruar e palëkundur në mbështetjen e saj ndaj ish kombit sovjetik dhe qeverisë së saj.
Kjo është lëvizja e parë nga Kremlini për konfliktin diplomatik midis Bjellorusisë dhe vendeve perëndimore. Rusia ende nuk ka dhënë deklaratë se do të refuzohen të gjitha fluturimet e vendeve perëndimore.











