Rusia përkujtoi 74-vjetorin e fitores së aleatëve mbi Gjermaninë naziste me një paradë të madhe ushtarake në Sheshin e Kuq të Moskës.
Presidenti rus, Vladimir Putin, u tha pjesëmarrësve në paradë se Rusia do të sigurojë që gjithmonë të ketë kapacitetin më të lartë mbrojtës.
Mbi 13 mijë trupa dhe 130 pjesë të sistemeve të avancuara të armëve u shfaqën në paradë.
Nëntë maji në Rusi njihet si Dita e Fitores dhe shihet si një rast për të nxitur ndjenjat patriotike, derisa rusët kujtojnë sakrificat e bëra në Luftën e Dytë Botërore.
Më shumë se 23 milionë ushtarë sovjetikë dhe civilë u vranë në luftë – çfarë është numri më i madh i viktimave nga të gjitha vendet që luftuan.