Rusia shënon sot 73-vjetorin e fitores së aleatëve mbi Gjermaninë naziste, me një paradë të madhe ushtarake në Moskë.
Në mesin e personaliteteve të huaja që pritet të shohin paradën në Sheshin e Kuq është kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Vizita e tij në kryeqytetin rus vjen pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin.
Netanyahu ka qenë kirtik i kësaj marrëveshjeje, ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin e mbështet atë, ashtu si edhe liderët evropianë.
Sipas ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, rreth 13,000 njerëz, 159 pajisje ushtarake dhe 75 avionë do të marrin pjesë në këtë paradë këtë vit.