Rusia shënon mbi 9,200 raste të reja me Covid-19 për 24 orë

Prishtinë | 19 Maj 2020 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Rusia i ka regjistruar 9,263 raste të reja të koronavirusit gjatë 29 orëve të kaluara, duke e çuar në 299,941 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

E marta është dita e katërt me radhë që Federata Ruse shënon më pak se 10 mijë raste në ditë, një prag që është kaluar gjatë shumë ditëve të majit, shkruan “The Guardian”.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 115 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 2,837.

Rusia është e dyta në botë për numrin më të madh të të infektuarve me Covid-19, por ende ka numër mjaft të ulët të viktimave në krahasim me disa vende evropiane. Sidoqoftë, ekspertët besojnë se shifra e vërtetë e të vdekurve është më e lartë se numri zyrtar i publikuar nga qeveria.

Të ngjashme