Rusia ka regjistruar rekord të rasteve të infektimeve me Covid-19 për të dytën ditë me radhë.
Autoritetet shëndetësore të enjten i raportuan 18 283 raste të reja të infektimeve, përfshirë 5.268 në Moskë. Kështu, numri i përgjithshëm i infektimeve shkoi në gati 1 milion e 600 mijë, që është një ndër shifrat më të larta në botë.
Një ditë më parë u regjistruan 17.717 raste në tërë Rusinë, ndërsa 4.906 vetëm në kryeqytet.
Përpos infektimeve, të premten në Rusi u raportua edhe për 355 të vdekur ga COVID-19 për 24 orë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express. Një ditë më parë u shënua rekord i viktimave – 366.
Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 27.656, që është shifër shumë më e vogël se vdekjet në vendet tjera të mëdha, si Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe India.