Rusia shënon rekord të viktimave të COVID-19 për 24 orë

Prishtinë | 17 Nën 2020 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të kaluara, Rusia i ka regjistruar 442 të vdekur nga Coronavirusi, që është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në shtetin më të madh në botë shkoi në 33.931. Kjo shifër është dukshëm më e vogël në krahasim me viktimat e regjistruara në disa vende tjera të mëdha si Shtetet e Bashkuara dhe India.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 22.410 raste të reja të infeksioneve, përfshirë 5.882 vetëm në Moskë. Në këtë mënyrë, shifra e përgjithshme e të prekurve nga virusi SARS-CoV-2 në Rusi shkoi në 1 milion e 971 mijë e 13 persona, që është një ndër numrat më të lartë në botë.

Rusia ndodhet e pesta në botë sa i përket shifrës së infeksioneve, pas Shteteve të Bashkuara, Indisë, Brazilit dhe Francës, shkruan The Guardian.

Sidoqoftë, Rusia ka shumë më pak viktima se këto shtete dhe ka ngjallur dyshime për mungesë të raportimit të saktë të rasteve fatale.

Të ngjashme