Rusia shënon shifrën më të ulët ditore të rasteve me Coronavirusi që nga 30 prilli

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Rusi janë shënuar 7,843 raste ditore të koronavirusit. Kjo është shifra më e ulët për 24 orë që nga data 30 prill.

Në këtë mënyrë, shifra e përgjithshme e personave të infektuar me virusin e ri në shtetin më të madh në botë shkoi në 553,301.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 194 të vdekur dhe numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 7,478, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Pavarësisht numrit të madh të infektimeve, Rusia ka shënuar shumë më pak viktima se Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore evropiane, me përjashtim të Gjermanisë.

Të ngjashme