Rusia ka testuar me sukses një alternative për internetin global në këtë vend, ka njoftuar qeveria e saj.
Detajet mbi atë se çfarë përfshinte ky testim ishin të paqarta, por sipas Ministrisë së Komunikimeve, përdoruesit e zakonshëm nuk vunë re ndonjë ndryshim.
Rezultatet tani do t’i prezantohen presidentit Vladimir Putin.
Ekspertët mbeten të shqetësuar në lidhje me prirjen e disa vendeve që të çmontojnë internetin.
“Gjithnjë e më shumë, vendet autoritare që duan të kontrollojnë atë që shohin qytetarët, po shikojnë atë që Irani dhe Kina kanë bërë tashmë. Do të thotë që njerëzit nuk do të kenë qasje në dialog rreth asaj që po ndodh në vendin e tyre, ata do të mbahen brenda flluskës së tyre” tha Prof Alan Woodward, një shkencëtar i kompjuterëve në Universitetin e Surrey.