Russell Crowe i është bashkuar kastës së aktorëve të filmit “Thor: Love and Thunder”

Prishtinë | 31 Mar 2021 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Aktori 56-vjeçar, Russell Crowe, është spikatur në sheshin e xhirimeve të filmit të ardhshëm “Thor: Love and Thunder”, krahas disa prej aktorëve tjerë të këtij projekti të shumëpritur të studios “Marve”. Tani më është konfirmuar lajmi se Croëe do të jetë pjesë e filmit, edhe pse nuk dihet çfarë roli do ta luaj.

Ylli i filmit “Gladiator” në të kaluarën ka luajtur në filmat rival me superheronj të universit “DC”, “Man of Steel”, ku e ka portretizuar babanë biologjik të Supermanit, Jor-El.

Vazhdimi i katërt i filmave të bazuar në personazhet e librave komik “Marvel”, e sjell aktoren Natalie Portman, duke e prezantuar personazhin e ri, The Mighty Thor, krahas superheroit të portretizuar nga Chris Hemsworth.

Rolet e tyre në film i përsërisin edhe yjet Chris Pratt, Tessa Thompson dhe Jaimie Alexander, kurse ekipit të aktorëve u janë bashkuar edhe Matt Damon, Sam Neill, Luke Hemsworth, Melissa McCarthy, Christian Bale dhe të tjerë.

“Thor: Love and Thunder” vjen me regji të Taika Waititit, i cili në të kaluarën ka bërë shaka duke thënë se vazhdimi i ri sjell momente elektrizuese, të shkaktuara nga egoja e dy kryepersonazheve në film të portretizuara nga Portman dhe Hemsworth.

Waititi gjithashtu e ka pranuar që është falënderues që pandemia e koronavirusit i ka dhënë kohë atij më shumë kohë ta perfeksionojë skenarin e filmit me buxhet të lartë.

“Mendoj se do të jetë një film shumë i mirë. Kemi një vit që po e shkruajmë skenarin dhe mund të them se ka dalë një film mjaft romantik. Tani kanë filluar të më pëlqejnë romancat dhe dua të bëj më shumë filma të këtij zhanri. Dua ta realizoj një projekt që nuk e kam bërë kurrë më parë, dhe nuk më kanë zgjuar interesim temat e tilla”, citohet të ketë thënë regjisori 45-vjeçar, Waititi.

“Thor: Love and Thunder” pritet të lansohet nëpër kinema më 6 maj të vitit 2022.

Të ngjashme