Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale ka mbajtur sot një takim me koordinatorin për Zhvillimin e Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësuesin rezident të UNDP-së në Kosovë Andrew Rusell.
Para komisionit Rusell ka paraqitur objektivat kryesore të agjendës evropiane, në të cilat Kosova duhet të punojë më shumë, raporton Ekonomia Online.
“UNDP në Kosovë në të gjtha shtetet e Evropës ka rol që të ndihmojë në vendet qe janë në zhvillim. Roli i juaj, ndihma juaj është e pakontestueshme. Jemi këtu që të punojmë për juve dhe me juve. Jam këtu të flas për agjendën globale, përderisa jeni pjesë e kësaj agjende, është një përshkrim një serë i kriterve që duhet t’i përshateni. Kjo është një ofertë që fillon në vitin 2000 me zhvillim për qëllimet e mileniumit. Ky ka qenë hapi i parë që ta sjellim agjendën për zhvillimin global. Natyra e dizajnimit të tyre duke përfshirë këtu në Kosovë, deri në vitin 2015, ka qenë platformë online, vazhdoni të konitribuoni më dizajnimin e këtyre objektivave si të projektizohen. Kosova është e dedikuar t’i ketë mendimet dhe idetë e veta. Fokusi është në kualitetin në shërbimet e mira shëndetësore, rëndësia e paqes dhe qetësisë si objektivë e dytë kryesore’’, është shprehur Russell.
Ndër të tjera ai ka paraqitur edhe pika të tjera të objektivave.
‘’Jo vetëm fokusi në zhvillimin por poashtu mund të keni një iniciativë e shohim që po rritet pabarazia në shumë shtete . Theks i veçantë në ndryshimin klimatik ku kemi probleme në Kosovë me prerjen ilegale të drunjëve çdo pjesë ka diçka sa i përket pjesës klimatike. Pra është në pajtim me marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Në rastin e Kosovës si të bëhemi pjesë e agjendës mund të jetë përvojë e rëndësishme për Kosovën. Sigurimi i jetës së shëndetshme, nxitja për mirëqenien për të gjitha moshat, si të kemi një jetë të shëndetshme, sigurimi i arsimit cilësor dhe nxitja për mësim gjatë gjithë jetës. Ju keni mundësin në Kosovë të përdorni zhvillimin qëndrimin për mësim, siç e dini kemi një mundësi në Kosovë të vazhdojmë nëse kemi vullnet politik mund ti përdorim këto objektiva që të ju shtyjmë në kurrikulën e shekullit 21’’, ka deklaruar ndër të tjera koordinatori Russell.
Nuk është lënë pa përmendur edhe arritja e barazisë gjinore si dhe sfida të tjera.
‘’Arritja e barazisë gjinore e të gjitha grave dhe vajzave ka pas të arritura në këtë fushë duke i përfshirë në parlamentin e Kosovës por akoma ka vajza që janë jashtë shkollës në mbarë botën dhe ka shumë sfida në pjesëmarrjen politike dhe shoqërore. Ndryshimet klimatike: dëshirojmë të mendojmë që kemi ngecur kemi pjesë që mund ti perdorim minierat thëngjillin, keni burime të tjera keni potencialin për forma të tjera. Çdo pjesë e botës do të lëvizë në energji solare dhe hidro, sigurisht nuk është vonë dhe herët për Kosovën. Është një qasje që kemi nevojë për energji. Nuk kemi pasur ndonjë lloj të konventës globale për paqe, ose nevojën për drejtësi. Gjithashtu në mënyrë të efekteshme në mbarë botën, janë të izoluar në Kosovë për trendin. Njerëzit dëshirojnë të thonë ka radikalizëm fetar , siç ka edhe në Kanada po ka edhe në Francë’’, ka shtuar më tej ai.
Mirëpo Russell ka thënë se ka mundësi për Kosovën që të dëgjohet në tregun global.
‘’Agjenda e zhvillimit global janë mundësi për Kosovën të shihet dhe dëgjohet në tregun global, për marrëveshjet e tjera globale që janë bërë nga shtetet antare. Ju mund të ndihmoni vetën duke bërë një platformë dhe duke i treguar botës së çfarë keni bërë. Në vitin 1999 kur NATO, filloi kampanjën e saj dhe të kthehemi si unë me pa keni shumë sfida probleme por duhet të shihni Kanadën. Ju duhet të jeni krenar se nga vini kush jeni. Qëllimet e agendës globale janë mundësi për parlamentarët duke i mbështetur këto objektiva, ku ju duhet të brengosrni për përmirësimin e jetës së njerzëve, këta janë disa nga indikatorët që mund të lokalizohen në vendin tuaj. Ju e beni buxhetimin mbikqyrjen këto janë qellimet objektivat që të zhvilloni shtegje dhe të shihni më tutje kornizën e indikatorëve dhe të jëmi të familjarizuar me këto objektiva’’, ka deklaruar ai.
Në anën tjetër Naser Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se përkundër financimit nga organizatat ndërkombëtare, Kosova nuk ka shënuar përparim në fushën e shëndetësisë.
“ Besoj që duhet të kordinojmë punën mes funksioneve mes grupeve të ineresit shoqerisë civile, duhet me i vu një pikë të madhe fjalës tranizicion në arsim dhe shëndetësi. Me ndihmën e miqëve tanë dhe UNDP ta ndërtojmë një agjendë legjislative të qëndrueshme për këta dy sektorë. Zhvillimi i bujqësisë, është problem [ër një vend që siguron ushqim për banorët e tij e ka një vend të qëndrueshëm, me ndihmën e mekanizmave ndërkombëtar dhe fondet që janë dhënë për 17 vite duhet të bëhet më shumë përmes legjislacionit. Janë derdh miliona euro por nuk kemi pa rezultatet në terren. Presim mbështetjen e juaj dhe bashkë me ne dhe ministrisë të ndërtojmë hartojmë ligje që kanë të bëjnë më objektiva të agjendës”, është shprehur Rugova.
Ndryshe, Flora Brovina nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se Kosova ende po ngec me realizimin e këtyre objektivave.
“ Ne ngecim me realizimin e këtyre objektivave . Kosova kalon paralel me dy lugë, jemi shoqëri nga lufta dhe nuk e theksojmë sa duhet se një shoqëri e tillë ka shumë probleme që përcjellën me dekada, që vazhdojnë të nxisin në shpirtin tonë. Mossuksesi i nxënsve tanë në testin ‘‘Pisa’’. Kemi ndierë vetën keq ajo shkollë ishte shembull , kur në dhomat tona hapëm shkollat sot u bë si mossukses. Ne kemi vullnetin për të mësuar. Edhe në testin Pisa kërkohej reflektim ndryshe, fëmijët shqiptarë nuk rriten me lodra dhe gjëra që kënaqin fëmijërinë, sepse rriten me gjëra të mëdha, është fëmijëria e fëmijëve të kosovës. Demokracia dhe shoqëria jonë është zhvillim i ndjeshëm, në Kosovë. Demokracinë e kemi përditësuar para t’i bëjmë instituciionet tona. Kjo reflekton në shoqërinë tonë. Demokarica ka rregullat e veta”, ka thënë Brovina.