Rutte: Duam të sigurohemi që Ballkani Perëndimor të jetë stabil dhe i sigurt

Prishtinë | 03 Pri 2025 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur në Samitin dyditor, që po mbahet në Bruksel, për të diskutuar çështje urgjente të sigurisë.

Para këtij samiti sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi para mediave se NATO-ja është shumë e fokusuar në Ballkanin Perëndimor.

“Është një nga çështjet që jemi fokusuar të gjithë. Siç edhe e dini, unë kam qenë në Sarajevë dhe në Prishtinë, së fundmi kisha edhe diskutime edhe me presidentin e Serbisë këtu në Bruksel. Kështu ne si NATO, jemi goxha të involvuar dhe duam të sigurohemi që Ballkani Perëndimor të jetë stabil dhe i sigurt bashkë edhe me pesë aleatët tanë: Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Slloveninë, Kroacinë dhe Shqipërinë. Pra, së bashku po e navigojmë situatën që situata është e qetë dhe stabile”, tha Rutte.

Të ngjashme