Sa kushton formacioni i Shqipërisë dhe ai i Anglisë- në total janë 630 milionë euro në fushë

Prishtinë | 28 Mar 2021 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Gjithçka është gati në “Air Albania”, aty ku Shqipëria do të sfidojë një nga kombëtaret më të forta të botës, Anglinë, në takimin që fillon në ora 18:00.

Vlera e dy skuadrave natyrisht se ka dallime, mirëpo cilat janë vlerat e tyre totale dhe cilët janë lojtarët më të vlefshëm.

Sipas Transfermarkt, vlera e 11-shes së Shqipërisë është 48.9 milionë euro, një shifër e mirë, nëse e krahasojmë me vlerën e kombëtares së disa viteve më parë.

Tre Luanët vlejnë plot 582 milionë euro, gati 12 herë më shumë se ai i kuqezinjve. Shifrat më të frikshme të tyre janë në sulm, aty ku Mason Mount, Harry Kane dhe Raheem Sterling vlejnë 180 milionë euro.

Shqipëria: Berisha (2.4 milionë euro); Ismajli (1.5), Gjimshiti (22), Veseli (500 mijë); Hysaj (14), Laçi (1.2), Bare (1.5), Uzuni (2.2), Memolla (300 mijë); Cikalleshi (800 mijë), Broja (2.5) – (Totali: 48.9 milionë euro).

Anglia: Pope (15 milionë); Shaw (25), Maguire (40), Stones (30), Walker (35); Phillips (27), Rice (60), Foden (70); Mount (60), Kane (120), Sterling (100) – (Totali: 582 milionë euro).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme