Kur e llogarita sa persona janë në moshë të punës dhe sa janë të papunë, doli gati 800,000 persona në Kosovë. Sigurisht që këtu ka studentë e lloj lloj grupesh, por në parim kaq i kemi në moshë të punës e që janë jashtë tregu të punës. Pastaj kam shiqu sa na kushton një vend pune me gjeneru. Vështirë ishte me gjetë një masë specifike se dallojke nga vendi në vend, nga specifikat dhe nivelet e shtyllave të ekonomisë, por edhe nga sektori në sektor.
Më në fund e gjeta një elaborim nga World Bank. Ata e kishin analizu në Tunizi një situatë edhe aty kishte sektorë të ndryshëm, por një mesatare për një vend pune të krijuar kushtojke dikund 25,000 euro. Nga kjo, nëse mund të merret si shembull, na del që ne na duhen rreth 20,000,000,000 euro investime shtesë nga gjendja e tanishme për me e adresu hendekun e papunësisë apo abnomalitë në tregun e punës dhe ekonomi. E kam përshtypjen që tregu i punës momentalisht është shtylla më sensitive në ekonomi.
Nga kjo ushtri që nuk janë fare në treg të punës, shumica janë femra. Gati 500,000 i kemi femra që kanë moshën e punës e që nuk janë pjesë e tregu të punës dhe nuk e kanë një punë. Rrjedhimisht, investimet dhe sektorët ekonomik që ndërlidhen me punësimin e grave do të duhej të ishin strategji dhe përparësi e investimeve në të ardhëmen.
20 miliardë euro janë shumë mjete dhe këto duhet të vijnë nga investimet e huaj direkte kryesisht apo edhe nga kreditë e borxhet e buta. Sigurisht që një strategji e generimit të punësimit dhe investimeve për 20 miliardë do të duhej të ishte se paku 7 vjecare, jo më pak.
Sa për fillim, ne duhet me njoftë dhe pranu këtë si fakt në strukturën ekonomike dhe me fillue me kuptu problematikën dhe me fillu me e adresu. Në të dhënat zyrtare vetëm rreth 51,000 persona kulifikohen si të papunë. Por medotologjia e neglizhon dhe nuk i përfshinë ata që nuk kërkojnë punë në zyrat e qeverisë.
Për me qenë më të sigrutë, e shofim numrin e personave që janë në moshë pune dhe e zbersim numrin e të punësuarave. Me këtë medotë dalin gati 800,000. Por edhe 400,000 me qenë janë tepër shumë. Ndryshe me përshku është që vetëm 1/3 e personave në moshë pune janë të punësuar, ose në situatën më të mirë 1/2.