Vozitësit në vend duhet të kenë kujdes të shtuar pasiqë tashmë kanë ndryshuar llojet e kundërvajtjeve sipas Ligjit nr 05L-088.
Sipas ligjit, ju mund të dënoheni me 50 euro nëse nuk ndihmoni të lënduarit në aksident
Nëse nuk përdorni rripin e sigurisë, atëherë ju mund të dënoheni me 40 eyro gjobë. Në shumën e dënimeve prej 40 eurosh hyjnë edhe këto shkelje rregullash:
Nëse nuk i jep përparësi kalimi mjeteve me përparësi kalimi.
Nëse në tunel nuk i ndezni dritat e shkurta transmeton Periskopi.
Ngarkesa e pa rregullut, ose e rrezikshme.
Ngarkesa nëse kalon më tepër se 1 m dhe nuk shënohet me pëlhurë.
Nëse nuk përdorni rripin e sigurisë.
Nëse përdorni telefonin gjatë vozitjes.
Ndërkaq në kategori dënimesh prej 30 dhe 20 eurosh hyjnë edhe këto shkelje:
Nëse ju mungojnë pajisjet rezervë të autmojetit.
Gomat e shlyera
Pajisjet dimërore,
Nëse bartë më tepër persona se sa është e lejuar.