“Sa të jetë Vuçiqi do të ketë serbë në Kosovë”, serbët e Kosovës nisen për të marrë pjesë në betimin e Vuçiqit si president

Prishtinë | 31 Maj 2022 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Autobusë me serbë nga Kosova janë nisur për në Beograd rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm për të mbështetur, Aleksandar Vuçiqin, i cili sot do të betohet si president në Kuvendin e Serbisë.

Sipas Kosovo Online dy autobusë plot me udhëtarë janë nisur Mitrovica Veriore, transmeton Reporteri.net.

Ata janë parë duke mbajtur pankarta ku ndër të tjera shkruhej: “President Vuçiq, me ty e gjithë Kosova dhe Metohia”, “President, faleminderit që mbrojte Kosovën dhe Metohinë tonë” dhe “Përderisa të jetë presidenti Vuçiq, në Kosovë do të ketë serbë”.

Në Serbi pritet të jetë sot e përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë.

Të ngjashme