Sabiani thyen heshtjen: Pse nuk vajta në dasmën e Ilir Shaqirit

Prishtinë | 01 Nën 2022 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Sabiani ka treguar ekskluzivisht për herë të parë në “S’e Luan Topi” arsyen e vërtetë të mungesës në dasmën e Ilir Shaqirit.

Këngëtari tregoi se Iliri nuk do të vijë në dasmën e tij sepse nuk do të bëjë, për këtë arsye atij nuk do ti ngelet hatri.

Ndërsa shtoi se dera e tij është gjithmonë e hapur për balerinin Ilir Shaqiri.

“Asgjë s’ka ndodhur me Ilirin. Nuk kam ndërmend të martohem kështu që e di që Iliri s’do vijë në dasmën time. Kështu që s’ka për t’i ngelur qejfi kurrë. Po në ndonjë festë tjetër do t’i shkoj nëse më fton. Un gjithmonë e dua Ilirin pavarësisht se çfarë ka ndodhur. Unë kurrë nuk do ta bëja kundër. Gjithmonë e ka pasur telefonin tim. Në Shqipëri më ka pasur. Unë e di që Iliri do të vijë të më takojë. Dera është e hapur dhe gjithmonë do të jemi bashkë”, shtoi këngëtari.

Të ngjashme