Ish eprori i UCK-së, Sabit Geci është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi i është rënduar gjendja shëndetësore me ç’rast i njëjti ka mbetur pa ndjenja.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur avokati i tij Haxhi Millaku.
Millaku ka thënë për RTK se klienti i tij gjatë rrugës për në QKUK është dërguar pa ndjenja dhe se gjendja e tij ka qenë e shkallës së rrezikut për jetë.
Gjendja e Sabit Gecit, të cilin Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka shpallur fajtorë për krime lufte duke e dënuar me 12 vite burg, është përkeqësuar gjatë qëndrimit të tij në burgun e Dubravës.