Këngëtari i njohur kosovar, Sabri Fejzullahu dje ka festuar ditëlindjen e 75-të.
E me këtë rast ai ka marrë shumë urime, për të cilat tha se nuk pati mundësi t’i kthente secilin prej tyre.
E sonte përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook, ai i ka falënderuar të gjithë që e kanë uruar.
“Përshëndetje juve që më keni uruar për ditëlindje! Në pamundësi për t’iu përgjigjur secilit veç e veç, po u them secilit veç e veç me shpirt e me zemër faleminderit shumë për urimin që më keni bërë. Jua kthefsha me të mirë në ditëlindjet tuaja, iu dua shumë, mirupafshim”, është shprehur Fejzullahu.