Artistët e estradës shqiptare çdo ditë e më shumë po mundohen t’i argëtojnë fansat e tyre.
Këngëtari Sabri Fejzullahu së bashku me kryetarin e komunës së Prishtinës janë duke bashkëpunuar për të sjellë diçka më ndryshe në kryeqytet.
Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari përmes rrjetit social Facebook, ku theksoi se zëri i Sabri Fejzullahut do të dëgjohet në tërë Prishtinën.
Ai ka publikuar një fotografi teksa shihet së bashku me këngëtarin, ndërsa prapa tyre duket shenja e Komunës.
“Diçka e mirë po vjen këtë javë, që kemi për t’ia dëgjuar zërin në të gjithë Prishtinën. Me axhin Sabri jam rrit sepse ka qenë shoku i ngushtë i babait tim”, ka shkruar Ahmeti.
Ndërkaq, në fund të postimit nuk e ka lënë anash as hashtagun- “rriNshpi”, frazë kjo që po përcillet nga figurat publike.
Diçka e mirë po vjen këtë javë, që kena me ja ni zanin në krejt Prishtinën. Me axhen Sabri jam rrit se ka qenë shoku ma i ngushtë i babait tim. ❤️ e ka Prishtinë e Prishtina e ka ❤️. Stay tuned