Sadik Zeqiri tregon se si shpëtoi nga Masakra e Dubravës 23 vjet më parë

Prishtinë | 19 Maj 2022 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Sadik Zeqiri dëshmitar i Masakrës në burgun e Dubravës ka folur rreth masakrës që ka ndodhur 23 vjet më parë dhe largimit të tij nga burgu.

Zeqiri në emisionin Frontal të T7 ka thënë se në burgun e Dubravës ka qëndruar deri më 24 maj 1999 e më pas ka qëndruar në burgun e Lipjanit deri në ditën që është nënshkruar Marrëveshja e Kumanovës e më pas janë transportuar për në burgun e Nishit .

“Më 24 maj na kanë marrë të gjithëve nga Dubrava dhe na kanë dërguar në burgun e Lipjanit ku kemi qëndruar deri në ditën kur është nënshkruar Marrëveshja e Kumanovës dhe kur ka përfunduar lufta. Pastaj në ora 3 të mëngjesit na kanë lidhë duart pas shpine dhe na kanë hipur në autobusë dhe na kanë nisë për në Nish”, ka thënë Zeqiri.

Të ngjashme