Sadiku: Vota për VV-në është votë për Dejona Mihalin

Prishtinë | 19 Dhj 2025 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Ermal Sadiku, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se u theksua fuqia e Dejona Mihalit në VV pas publikimit të mesazheve në WhatsApp, ku, sipas tij, u ripërfocuan bindjet për kapjen dhe dirigjimin e institucioneve dhe ndërmarrjeve publike.

Sadiku tha se një person gati fantazmë po dirigjon krejt dallaveret brenda VV-së, që po dëshmohen shpesh me mesazhe të publikuara nga zyrtarët e lartë të partisë së Albin Kurtit.

”Afera e Whatsapp-it e konfirmon edhe një herë përfshirjen e paligjshme të Dejona Mihalit në punët e qeverisë. Po flasim për një person në dukje të parë “fantom”, por që realisht po del dorë e hekurt e pushtetit. Ajo tregon kur duhet të kemi rrymë, kush në cilin bord duhet të vendoset e çka duhet të shkruajë secili deputet i VV’së”, shkroi ai.

”Kurse, secili votues duhet ta ketë të qartë: Vota për VV-në është votë për Dejona Mihalin”, tha në fund Sadiku i LDK-së.

Të ngjashme