Sadiku mund të kthehet në Lugano

Prishtinë | 11 Dhj 2018 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi Armando Sadiku mund të kthehet te skuadra e Luganos.

Ai pritet të huazohet për periudhën janar – qershor 2019 nga skuadra spanjolle Levante te Lugano, që garon në Superligën zvicerane.

“Kthimi i Sadikut në Lugano është një mundësi. Ai është pjesë e Levantes dhe është duke rikuperuar lëndimin në gju. Por Sadiku mund të huazohet te Lugano deri në qershor, pasi do të ketë më shumë hapësirë për të luajtur”, shkruan “cdt.ch” të hënën.

27-vjeçari pritet të kthehet në shkurt të vitit të ardhshëm. Këtë edicion nuk ka luajtur asnjë ndeshje me Levanten. Ai ishte transferuar në klubin spanjoll në janar të këtij viti nga Legia e Varshavës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare edhe më herët ishte huazuar te Lugano, kur ishte pjesë e Zuerichut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme