Sadri Ramabaja del me njoftim për protestën e paralajmëruar për Asociacionin

Prishtinë | 31 Jan 2023 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Sadri Ramabaja, anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka lëshuar një paralajmërim pak para organizimit të protestës kundër themelimit të Asociacionit.

Ramabaja ka thënë se qytetaria është garancion se Asociacioni nuk kalon.

Ai e ka quajtur Asociacionin një “instrument të Beogradit”.

“Pas pak, në ora 12.00, shihemi në SHESHIN ZAHIR PAJAZITI. Qytetaria është garancioni më i mirë se BKS si instrument i Beogradit – nuk kalon”, ka thënë ai.

Të ngjashme