“Safe Journalist” dënon gjuhën e Blerim Velës ndaj mediave

Prishtinë | 31 Mar 2023 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Safe Journalist, Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimore, sot ka reaguar për gjuhën e përdorur nga Blerim Vela, shef i stafit të Presidentes së Kosovë, ndaj medieve.

“Rrjeti SafeJournalists, i cili përfaqëson më shumë se 8200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, dënon këtë lloj retorike drejtuar gazetarëve nga pushtetarët. Rrjeti u bën thirrje politikanëve që të përmbahen nga sulmet verbale ndaj gazetarëve, sepse si pasojë e sulmeve të tilla gazetarët shpesh bëhen cak i kërcënimeve dhe fyerjeve nga qytetarët e tërbuar dhe ndonjëherë ndodhin incidente fizike,” thuhet në reagimin e Safe Journalist.

Ky komunikim erdhi si mbështetje e AGK-së e cila e ka konsideruar si të rrezikshme dhe të papranueshme gjuhën e Velës, për të cilën thuhet se nuk e ka për herë të parë. Vela dje në Twitter ka drejtuar akuza ndaj mediave duke thënë se e kanë plotësisht të qartë se dezinformatat dhe propaganda që bëhet gjoja duke u thirrë “në burime brenda Gjykatës”, janë pjesë e luftës speciale të realizuar sipas skemës së përgatitur nga Beogradi dhe të realizuar përmes kriminelëve të veriut dhe sekserëve të tyre, të cilët ndodhen në listën e zezë të ShBA-ve.

E gjithë kjo ngjarje rrodhi si pasojë e raportimeve të djeshme mbi mundësinë rrëzimit të Presidentes Osmani nga Gjykata Kushtetuese.

Të ngjashme