Sakrifica dhe rreziku i gazetarëve gjatë luftës, tregohen në veprën “Libri i luftës” nga Nuhi Bytyqi

Prishtinë | 03 Mar 2019 | 13:18 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është përuruar libri “Libri i Luftës” i autorit Nuhi Bytyçi. Në këtë përurim u tha se ky është libri për mbrojtjen e UÇK-së në Tribunalin e Hagës, libri për pavarësi, libri i luftës për thyerjen e censurës në televizionin e Prishtinës e për të vërtetën e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Profesori Bajram Kosumi, tha se autori Nuhi Bytyqi në këtë libër tregon rrezikun që ka pasur gjatë periudhës së luftës.

“Ai nuk luftonte siç luftonin ushtarët e UCK-së por luftonte me prezencën e tij. Ai bënte gazetari dhe gazetaria në kohë të luftës sikur çdo veprimtari tjetër intelektuale e tejkalon vetveten, gazetari në luftë ka dy misione edhe informon edhe lufton për ideale të lirisë”, tha Kosumi.

Kosumi shtoi se autori i librit tregon në librin e tij, për rreziqet që iu kanosën gjithësecilit në punën e tyre.

“Nuhi Bytyqi si gazetar e njeri e kishte kuptuar saktë si njeri ai rrezikoi shumë vetveten, familjen, miqtë duke bërë punën e gazetarit, po ta lexoni librin do shihni se sa mund ka bërë me gjet kameraman, një shofer autobusi me dërguar kasetën në vendin e caktuar e sa njeriun e ka rreziku duke e bërë këtë punë do të bindeni vetë. Si gazetar ai e kuptoi këtë kufi radikal, është një pjesë që e tregon në libër që e këshillojnë miqtë e tij mos ua vë emrin artikujve kur publikohet sepse rrezikohesh, Nuhiu përgjigjet jam gazetar e them të vërtetën dhe do ia vë emrin çdo teksti tim”, tha Kosumi.

Ai tha se libri është i këndshëm për të gjithë lexuesit pasi që i takon ligjërimit bisedor dhe të gjithë mund të përjetojnë kohën së luftës.

“Libri ka një ligjërim pothuajse bisedor, i këndshëm për lexim jo vetëm për historianin, politikanin por për cdo lexues mesatar, ata që e kanë përjetuar atë kohë kur do ta lexoni librin do përjetoni detajisht periudhën që e kemi kaluar, të tjerët që nuk e kanë përjetuar do kuptojnë se si është e mundur që në periudha të caktuara krejt çka bënë në jetë e fokuson në çështjen e lirisë,?të gjitha tjerat janë të dorës së dytë”, shtoi Kosumi.

Ndërsa, gazetari Haxhi Mulliqi, tha se Nuhi Bytyqi ka rrezikuar shumë gjatë luftës i cili me shkrimet e tij luftonte kundër luftës dhe pro paqes.

“Nuhi Bytyqi rrezikoi shumë për profesion sepse për të raportimi më i mirë nga lufta ishte raportim kundër luftës, për paqe, liri, për të treguar ngjarje dramatike, një raportim që është kauzë për të cilën ia vlen të rrezikohet edhe jeta. Libri i luftës është dëshmia se secili zë këndon në zërin e vet e që këtu është zëri i Nuhi Bytyqit”, tha ai.

Udhëheqës i shtëpisë botuese “Armagedoni”, Berat Dakaj, tha se ky libër është 800 faqe dhe sipas tij është një libër enciklopedik ku ka qindra personazhe të përmendura.

Pas gjithë këtyre fjalëve për veprën dhe punën e tij, autori Nuhi Bytyqi, dha një porosi për liderët institucional.

“Kam mesazh për liderët institucional që të i lënë interesat personale e partiake dhe të bashkohen duke vepruar për të zgjidhur çështjet e vendit”, tha Bytyqi.

Në promovimin e këtij libri, është shfaqur një dokumentar i cili flet për sakrificat e Bytyqit dhe të gjithë kolegëve të tij në kohën e luftës.

“Libri i luftës” është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/312131266164842/

Të ngjashme