Salah ëndërron ta fitojë Ligën e Kampionëve, kështu që për këtë trofe – do të jepte çdo çmim individual.
Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, është i etur për ta fituar Champions Leaguen, duke thënë se në këtë është fokusuar para çmimeve individuale.
Salah, 25 vjeçar, po shijon një sezon fantastik në “Anfield”. Ai ka realizuar 40 gola në 45 paraqitje në të gjitha garat që kur u transferua nga Roma.
“Është ndjenjë fantastike, është ndjenjë fantastike, por në fund, jam i lumtur që po shënoi dhe që golat po e ndihmojnë ekipin”, tha Salah.
“Nëse do të më duhet të zgjedh mes Ligës së Kampionëve dhe Këpucës së Artë, atëherë natyrisht se do të ishte Champions League, pa asnjë dyshim Champions League”.
“Të fitosh Ligën e Kampionëve është diçka shumë e madhe për të gjithë. Nuk më intereson për të tjerat”, shtoi Salah.
Salah ka shënuar 30 gola në Premier League, pesë më shumë se ylli i Tottenham, Harry Kane (25), ndërsa i treti renditet ai i Manchester City, Sergio Aguero (21).