Salih Mustafa urdhërohet të paguajë 207 mijë euro për zhdëmtim viktimave

Prishtinë | 06 Pri 2023 | 12:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjykata Speciale e ka urdhëruar Salih Mustafën të paguajë 207 mijë euro si zhdëmtim për tri viktimat e tij të drejtpërdrejta dhe pesë jo të drejtpërdrejta, raporton EO.

Gjykata ka vendosur që viktima 8 të shpërblehen me 30 mijë euro, viktima 9 me 80 mijë euro dhe viktima 10 me 60 mijë euro.

Po ashtu, viktimat jo të drejtpërdrejta – 5, 6 dhe 12 do të dëmshpërblehen me nga 10 mijë euro, ndërsa viktima 11 me 5 mijë euro. Viktima 13 do të dëmshpërblehet me 2 mijë euro.

Salih Mustafa u dënua me 26 vjet burgim më 16 dhjetor të vitit të kaluar, nën akuzat për krime të rënda gjatë vitit 1999, në një kompleks në Zllashë të Kosovës.

LEXO EDHE:

Të ngjashme