Salihaj: Diferencimet në listën për deputetë do e dëmtonin LDK-në

Prishtinë | 21 Maj 2017 | 11:19 | Nga

Adem Salihaj, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e fundit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka deklaruar se ai nuk ka asnjë informatë zyrtare lidhur me listën e LDK-së për deputetë.

“Po spekulohet shumë për diferencime, por nuk dua të besoj se partia ime e vlerave të mëdha demokratike do të bëjë diferencime të tilla, sepse ato,para së gjithash , do ta dëmtonin shumë vetë LDK-në në procesin zgjedhor që është para nesh”, ka shkruar Salihaj në rrjetin social Facebook, shkruan gazetametro.net

Ky reagim i tij vjen pasi emri i tij u përmend si njëri nga emrat që u la jashtë listës nga LDK-ja.

LDK ende nuk ka publikuar listën zgjedhore zyrtare të saj, përveç disa listave jo të plota që kanë rrjedhur në publik, votuesit ende nuk e kanë të qartë për cilët kandidatë do të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme