Salihaj: Nuk do e votoj këtë variant të Demarkacionit

Prishtinë | 24 Sht 2016 | 09:13 | Nga

I ftuar në Ballë për Ballë në emisionin Ora e Fundit, ishte deputeti nga LDK-ja, Adem Salihaj me të cilin u diskutua në lidhje me qëndrimin e tij për marrëveshjen e Demarkacionit.

“Tani për tani është një lloj qetësie, nuk e di kur do të jetë seanca e ardhshme por deri më tani nuk ka asnjë ndryshim në çështjen e Demarkacionit, tani për tani qëndrimet mbesin ato që i kemi pasur, unë vazhdoj ta kem qëndrimin që Demarkacioni nuk është në rregull dhe duhet të rishikohet si proces në mënyrë që të bëhet përpjekje së bashku me Malin e Zi”.

“Në këtë variant nuk do e votoj”.

Salihaj, ka thënë se për çështjen e Demarkacionit ka biseduar me anëtarët e partisë së tij, mirëpo asnjëherë nuk ka pasur presion që ta votojë këtë formë të kësaj marrëveshje.

“Kemi pasur shumë biseda me strukturat e partisë në shumë nivele, bisedat kanë qenë korrekte, dashamirëse, nuk ka pasur shantazhe, ka pasur përpjekje që të na bindin që Demarkacioni është në rregull dhe faktet që janë marrë parasysh janë ato që janë të kadastrit”.

Ai ka thënë se asnjëra prej opsioneve, pra as miratimi e as mosmiratimi i kësaj marrëveshje nuk i bëjnë mirë Kosovës.

“Të dy variantet nuk janë të mira, edhe miratimi edhe mosmiratimi i sjellin dëme Kosovës”.

“E keqja më e vogël është nëse nuk miratohet, se sa të miratohet”.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme