Sallahu: KMDLNj ka keqpërdorë rreth 100 mijë euro, rastin e kemi dërguar në gjykatë

Prishtinë | 07 Nën 2022 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka njoftuar se KMDLNj ka keqpërdorur rreth 100 mijë euro të taksapaguesve.

Ai ka njoftuar se rastin e kanë dërguar në gjykatë.

“Do të ishte mirë që keqpërdoruesit që i kanë dëmtuar fondet publike, të na kursejnë nga këshillat e themelimit të Asociacionit që na e deformon shtetin! Liritë dhe të drejtat e njeriut janë të garantuara me Kushtetutë dhe me akte ndërkombëtare. Ne i respektojmë ato maksimalisht”, ka shkruar Sallahu në Facebook.

Postimi i plotë:

KMDLNj-ja i ka keqpërdorur rreth 100.000€ të taksapaguesve. Rastin e kemi dërguar në Gjykatë dhe këta që supozohet t’i mbrojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, le të përgatiten ta mbrojnë fillimisht veten para drejtësisë!

Do të ishte mirë që keqpërdoruesit që i kanë dëmtuar fondet publike, të na kursejnë nga këshillat e themelimit tê Asociacionit që na e deformon shtetin!

Liritë dhe të drejtat e njeriut janë të garantuara me Kushtetutë dhe me akte ndërkombëtare. Ne i respektojmë ato maksimalisht. Por, liritë dhe të drejtat e njeriut i cenojnë pikërisht ata që bëjnë thirrje për themelim të mekanizmave që e shkelin Kushtetutën, siç është Asociacioni, i cili në thelb është strukturë e bazuar në përkatësi etnike, përmes të cilës rriten dallimet e diskriminimet kombëtare, që janë në frymë të kundërt me liritë dhe të drejtat e njeriut. 

Të ngjashme