Ndryshime të posteve janë duke u bërë në institucionin kryesor të sigurisë në vend, Policinë e Kosovës.
Samedin Mehmeti, ish-drejtori i përgjithshëm në Policisë së Kosovës, që dha dorëheqje para 3 javësh, është akomoduar në Policinë Kufitare, raporton Indeksonline.
Sistemimi i Mehmetit në pozitën e re vjen në një kohë ndryshimesh radikale brenda institucionit të policisë.
Siç ka mësuar Paparaci nga burimet e veta, ministri Sveçla ka përgatitur një listë prej 40 zyrtarësh policorë që mbajnë pozita menaxhuese e të cilët do të ndërrohen me të tjerë.
Ndërkaq, sipas ministrit Xhelal Sveçla, arsyeja e dorëheqjes së Samedin Mehmetit në veçanti, ndërlidhej me “arsye personale dhe ndërgjegje profesionale”, pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, e cila tronditi opinionin publik.