Sami Kurteshi e Rron Gjinovci kundërshtojnë draftin e prezantimit të Asociacionit

Prishtinë | 30 Jan 2023 | 15:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sami Kurteshi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe gazetari i afërt me pushtetin, Rron Gjinovci kanë kundërshtuar draftin e Asociacionit të prezantuar sot nga “Friedrich Ebert Stiftung”, raporton Ekonomia Online.

Kurteshi ka thënë se drafin e prezantuar sot ka një averzion kundër shqiptarëve.

“Disa here u përmend që Asociacioni nuk është bashkësi një etnike. Nuk dëgjova që u përmend një emër tjetër përveç serbë. Nëse nuk është një etnike pse nuk është e mundur që të thotë edhe goran edhe turq. Se me gjasë ka një avezion ndaj konceptit shqiptarë. Pse kërkohet vetëm në Kosovë të krijohet një tersi me karakter territorial një etnik, nëse s’ka nevojë pse të krijohet”, tha ai.

“Derisa nuk ka shkelje të të drejtave të serbëve në Kosovë, atëherë me çfarë baze do të duhej të ekzistonte ky asociacion”, tha tutje Kurteshi.

Rron Gjinovci ka pyetur përfaqësuesit e “Friedrich Ebert Stiftung” se përse në draft nuk është shkruar që shqiptarët të kenë të drejtën e Vetos, përderisa serbët e kanë në parlament.

Të ngjashme