As Samiti i Dubrovnikut nuk kalon pa ngacmime Thaçi-Vuçiq, ja çfarë ndodhi?

Prishtinë | 30 Qer 2017 | 19:05 | Nga
Edhe në Samitin e Dubrovnikut, vëmendja përsëri është marrë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në samitin e vendeve anëtare të bashkëpunimit në Evropën Juglindore, sipas mediave serbe, ishte rënë dakord që të flitet në gjuhën angleze, por presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur në “gjuhën e nënës”, shkruan Telegrafi serb.

Përderisa të gjithë anëtarët e vendeve pjesëmarrëse folën në gjuhën angleze, presidenti i Republikës së Kosovës nuk e përfilli këtë “rregull”. “Do flas në gjuhën lokale, siç e pëlqen t’i thotë presidentja kroate”, citohet të ketë thënë Thaçi, transmeton lajmi.net.

Por kjo duket se nuk i pelqeu presidentit të Serbisë. Dhe kur të gjithë filluan të merrnin kufjet për përkthim, Vuçiq i reagoi presidentit të Kosovës.

“Mundesh lirisht me fol serbisht, Hashim, që të të kuptojnë të gjithë”, i tha Vuçiqi me ironi presidentit kosovar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme