Samiti i dytë i Diasporës në Shqipëri – pjesëmarrës Thaçi dhe liderët tjerë të rajonit

Prishtinë | 01 Mar 2019 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Ka nisur Samiti i dytë të Diasporës shqiptare në Shqipëri.

Në organizimin që po zhvillohet në “Expo City” pritet të mbajnë fjalën e tyre personalitete të shumta të politikës shqiptare dhe jo vetëm, nga kryeministri Edi Rama, presidenti Hashim Thaçi, politikanë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe më gjerë, por edhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, shkruan Top Channel.

Në këtë samit pritet të diskutohen çështje të rëndësishme, si vota si e drejtë e emigrantëve, zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm i vendit tonë, Shqipërisë; identiteti shqiptar, por edhe ftesat nga “shtëpia jonë” për të huajt që duan të vizitojnë vendin tonë me mrekullitë e saj natyrore dhe humane që ofron.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme