Një samit i udhëheqësve të NATO-s është vendosur të zhvillohet më 14 qershor në selinë e NATO-s në Bruksel, njoftoi të enjten shefi i aleancës.
“Ne do të marrim vendime për axhendën tonë thelbësore dhe të ardhme të NATO-s 2030 për t’u marrë me sfidat e sotme dhe të nesërme: veprimet agresive të Rusisë, kërcënimi i terrorizmit, sulmet kibernetike, teknologjitë në zhvillim dhe përçarëse, ndikimi i sigurisë në ndryshimit e klimës, dhe ngritja e Kinës”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg në një njoftim për shtyp, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, samiti i fundit i tillë i NATO-s u mbajt në 2018 në Bruksel, me pjesëmarrjen e liderëve të vendeve të NATO-s.
Samiti do të jetë i pari i epokës pas Trump dhe ka të ngjarë të shënojë një kthim në normalitet nën udhëheqjen nga presidentin Joe Biden.
Si president, Donald Trump ishte dukshëm “armiqësor” me NATO-n, duke u ankuar shpesh për dështimin e pretenduar të anëtarëve për të mbështetur aleancën financiarisht.