Samiti i Zagrebit, Plenkoviq: Një sinjal i fortë për dialogun Prishtinë-Beograd

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka vlerësuar se presidenca kroate dhe samiti i drejtuesve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor iu dërgoi një sinjal të fortë vendeve të rajonit që blloku është me ta dhe se është e gatshme t’i ndihmojë në rrugën e anëtarësimit.

” Synimi është të dërgojmë një sinjal për vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Kjo jo vetëm që do të normalizojë marrëdhëniet e tyre, por gjithashtu do t’i ndihmojë ata të dërgojnë një sinjal pozitiv për stabilitetin e rajonit dhe të ecin përpara në arritjen e përparësive të tjera në rrugën për në BE – tha Plenkoviq pas video-konferencës.

Ai tha se zgjerimi ishte një përparësi e presidencës së Kroacisë në BE dhe vetë konferenca e liderëve ishte një element kryesor.

“Kroacia ka kaluar një proces të gjatë dhe të nevojshëm në rrugën drejt BE-së dhe e ka përdorur atë proces për të transformuar sistemin e saj politik, legjislativ dhe ekonomik”, deklaroi Plenkoviq, raporton Blici serb, transmeton Klan Kosova.

Kreu i ekzekutivit kroat vlerëson se metodologjia e re e procesit të pranimit, e miratuar në fillim të vitit, do të ndihmojë Serbinë dhe Malin e Zi që tashmë po negociojnë, si dhe Maqedoninë së Veriut dhe Shqipërinë në të ardhmen.

Sipas tij Kroacia, gjatë presidencës së saj, u përqëndrua në Bosnje, si fqinji dhe vendi më i afërt që, sipas Zagrebit, meriton statusin e kandidatit, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme