Juventusi është befasuar nga Sampdoria me rezultat 3-2 në Serie A.
Vendasit në formë arritën të vendosën mirë në mbrojtjeje dhe në ato pak shanse që kishin u treguan klinikal.
Zonja e Vjetër fillimisht rrezikoi me Gonzalo Higuain, pastaj edhe me anë të Juan Cuadrados, por përkundër rasteve në pjesën e parë nuk kishte gola.
Higuain humbi një shans të mirë për gol në minutën e 51-të, ndërsa pas një minute shënoi për vendasit Duvan Zapata.
Goli i dytë në takim erdhi në minutën e 71-të nga Lucas Torreira, ndërsa ai i qetësisë tetë minuta më vonë nga Gianmarco Ferrari.
Kampionëve aktual gjumi i doli shumë vonë, kjo pasi në minutat shtesë të takimit shënua me anë të Higuain dhe Paulo Dybalas.
Pas kësaj fitore Sampdoria renditet në vendin e gjashtë me 26 pikë, kurse Juve në të dytin me 31 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Zonjës së Vjetër është ndaj Crotones, kurse Samp është mysafir i Bolognas.
https://www.dailymotion.com/video/x69xmm8
https://www.dailymotion.com/video/x69xmiw