Mediat jugkoreane shkruajnë që Samsung këtë vit do të prodhojë 30 milionë telefona më pak.
Për zvogëlimin e prodhimit janë kyç tre faktorë – e aty përfshihet inflacioni e mungesa e parasë tek blerësit – mungesa aktuale e komponentëve dhe lufta në Ukrainë, transmeton Telegrafi.
Samsung pritet të rregullojë prodhimin e tij për të gjitha kategoritë e çmimeve të pajisjeve, nga niveli fillestar deri tek modelet kryesore.
Kompania jugkoreane pritet të rregullojë prodhimin për të gjitha kategoritë e pajisjeve – nga niveli fillestar deri te modelet kryesore.
Samsung fillimisht planifikonte të prodhojë 310 milionë telefona këtë vit, por zhvillimi i situatave të ndryshme detyruan gjigantin teknologjik jugkorean që ta zvogëlojë prodhimin në 280 milionë pajisje.
Pavarësisht të hyrave rekord në tremujorin e parë dhe 73.7 milionë telefonave të shitur në mbarë botën – Samsung duhet t’i përshtatet situatës.
Por nuk është vetëm Samsung që po zvogëlon prodhimin, një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe Apple. Nga kompania me seli në Cupertino, thonë se për 20 për qind do të zvogëlojnë prodhimin e njësive të modelit iPhone SE. /Telegrafi/