Samsungu patenton dizajnin unik për telefona me tri ekrane

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Epoka e modeleve inovative të telefonave ka filluar, dhe modeli më ambicioz që është komercialisht në dispozicion është dizajni i telefonit të mençur të palosshëm/fleksibil. Megjithatë, prodhuesit janë akoma duke eksperimentuar me llojet e tjera të modeleve, raporton LetsGoDigital.

Kështu, gjiganti i teknologjisë së Koresë së Jugut, Samsung, e ka marrë miratimin për një patentë të re për dizajnin e telefonave me tre ekrane, të cilët janë vendosur mbi njëri-tjetrin. Kërkesa për patentë u paraqit nga kompania në gusht të vitit të kaluar dhe u miratua në mars të këtij viti.

Image

Falë fotove të marra nga faqja LetsGoDigital, mund t’i shohim tre pjesë ku secila ka ekran. Në fund është seksioni i mesëm dhe shufra metalike e cila i mban të tre pjesët së bashku, shkruan KOHA Ditore. Nga fotot e patentës, duket se përdoruesi do të mund të lëvizë majtas ose djathtas përmes pjesëve të telefonit në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra. Dizajni duket mjaft unik dhe shtëpiza duket tejet e hollë.

Në pajisje nuk ka butona të dukshëm ose sensorë kamerash, përveç receiverit. Pjesa e pasme e pajisjes është gjithashtu plotësisht e lëmuar. Nuk mund të thuhet me siguri nëse Samsungu do ta prodhojë një telefon të tillë, pasi që patenta për këtë zgjidhje është ende në proces të përpunimit.

Të ngjashme