Sanduloviç për vizitën në Prekaz: Si njeri më ka dhimbtë zemra, si politikan kam premtuar zbardhjen e këtyre vrasjeve

Prishtinë | 13 Mar 2023 | 13:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Republikanëve të Serbisë, Nikola Sanduloviç, ka thënë se të gjithë ata që kanë kryer krime lufte në Kosovë, por edhe në Bosnje e Hercegovinë, do të vihen para drejtësisë, nëse ai vjen në pushtet, raporton Ekonomia Online.

I pyetur se si do t’i trajtonte krimet e luftës, nëse vjen në pushtet, Sanduloviç tha se nuk e ka ndryshuar qëndrimin e tij që 20 vjet, se të gjithë ata që kanë kryer krime lufte në Prekaz e në territorin e Kosovës do të përgjigjen për ato krime.

Ai tha se si politikan e ka dhënë këtë premtim në Prekaz, ndërsa si njeri ka ndjerë dhembshuri për këto krime.

“Pyetje e mirë që nuk është trajtuar kurrë deri tani, as nga qeveria juaj as nga qeveria jonë”.

“Në Prekaz e kam thënë qartë, që si njeri më ka dhimbtë zemra, ndërsa si politikan kam dhënë premtim se ata që kanë kryer krime në Prekaz dhe në territorin e Kosovës, do të përgjigjen për ato krime”.

“Po e përsëris qëndrimin tim, i cili nuk ka ndryshuar që 20 vjet, sepse kam dhënë premtim që të gjithë kriminelët që kanë kryer krime, do të përgjigjen para drejtësisë, jo vetëm në Kosovë por edhe në Bosnje e Hercegovinë”, tha Sanduloviç, në konferencën e përbashkët të Republikanëvë të Kosovës dhe të Serbisë, me ç’rast u nënshkrua edhe një marrëveshje për njohjen reciproke.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme