Sane po e mbyllë kalimin te Bayern Munich – City

Prishtinë | 20 Qer 2020 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Tashmë është bërë e ditur se Leroy Sane dëshiron të kalojë te Bayern Munichu në këtë verë.

Anësori gjerman ka kohë që lidhet me një kalim te Bavarezët dhe duket se një marrëveshje e tillë pritet që këto ditë të mbyllet.

Daily Express raporton se Pep Guardiola do ta lë të lirë Sanen të kalojë te Bayerni, mirëpo që dëshiron të transferojë Leon Baileyn nga Bayer Leverkusenin.

Trajneri spanjoll bëri të ditur se lojtari ka refuzuar të rinovojë kontratën disa herë, pasi është i vendosur të veshë fanellën e kampionit nga Bundesliga.

Bailey ka kohë që kërkohet nga disa skuadra nagleze si, Manchester United, Arsenal, Chelsea dhe Liverpool.

Së fundmi në garë është futur edhe Manchester City që këmbëngul në transferimin e tij në këtë afat kalimtar veror. 

Të ngjashme