Sapo është bërë nënë për herë të katër, Kim dëshironn fëmijën e pestë

Prishtinë | 20 Maj 2019 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Kim Kardashian ka mirëpritur në familje fëmijën e katërt me Kanye West më 10 maj.

Djali erdhi në jetë nëpërmjet një nëne zëvëndësuese dhe ajo është aq e emocionuar nga atmosfera familjare sa dëshiron të ketë një tjetër fëmijë.

Kur djali i porsalindur Psalm shkoi në shtëpi, yllit të “KUWTK” i erdhi dëshira që të zgjerojë akoma më shumë familjen.

“Kim po kënaqet me foshnjen. Të qenit nënë i pëlqen shumë dhe i vjen në mënyrë natyrale sa do të dëshironte të kishte fëmijë të pestë. Nëse do e marrë këtë vendim, do ndodhë shpejt, por për momentin po shijon fëmijën e katërt. Ajo është aq e emocionuar dhe ky fëmijë e ka afruar akoma më shumë me Kanyen. Që kur Psalm ka shkuar në shtëpi, Kim nuk del pothuajse fare”, tha burimi pranë saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme