Kryeqyteti i Bosnjës e Hercegovinës, Sarajeva rezulton qyteti me ajrin më të ndotur në botë.
Sipas të dhënave të sajtit “Airvisual”, indeksi i cilësisë së ajrit në këtë qytet sot ishte 424.
Pas Sarajevës me indeks të lartë të ajrit të ndotur vinin Dhaka, Hanoi dhe Bishkeku, ku indeksi i cilësisë së ajrit ishte pak mbi 200.
Prishtina, që po ashtu vazhdon të jetë ndër qytetet me ajër të ndotur, indeksin e cilësisë së ajrit sot (në orën 14) e kishte 137.