Sarkazma, për shumë njerëz është lloji i preferuar i humorit për shkak të natyrës së errët dhe armiqësore.
Kur bëhet në mënyrën e duhur, ky lloj humori është i papritur dhe ndërlidhet me situatën. Sarkazma ngacmon njerëzit të cilët do të mund të na bezdisnin apo fyejnë, duke na vënë neve në një nivel më të lartë intelektual.
A është sarkazma toni i zërit i duhuri kur e komplimentoni gruan tuaj? Natyrisht se jo. Sidoqoftë mund të jetë, një mjet fantastik me të cilin mund ti qaseni anës suaj kreative e intelektuale. Sarkazma kërkon një nivel të madh të inteligjencës, sikurse edhe aftësinë për të analizuar dhe kuptuar mendimet komplekse.
Kjo është ilustruar edhe në një studim të publikuar së fundi nga Qendra Kombëtare për Informacion Bioteknik.
Shkencëtarët kanë vrojtuar vullnetarët dhe kanë arritur në përfundim se sarkazma ndikon në zhvillimin e të menduarit kritik.