Sarrazin dhe Frangesh takohen me Rakiqin gjatë vizitës së tyre në Kosovë

Prishtinë | 11 Nën 2022 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, të premten e 11 nëntorit ka dhënë më shumë detaje rreth takimeve që i ka zhvilluar në Kosovë dhe Serbi bashkë me homologun e tij slloven, Anzhej Frangesh.

Emisari Sarrazin ka treguar që janë takuar me kryeminsitrin e Kosovës Albin Kurti, zëvëndëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla.

Sarrazin ka shtuar se pjesë e takimit ishte dhe Goran Rakig nga Lista Serbe, me të cilin kishin vizituar kufirin e Jarinjes. Emisari gjerman përmes një postimi në Twitter duke e përmendur të dërguarin special të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak ka potencuar se është “nevojë urgjente për të de-përshkallëzuar, për të kapërcyer tensionin dhe për t’u angazhuar në dialog”.

Me Anžej Frangeš @MZZRS në #Kosovë dhe #Serbi. Ne u takuam @albinkurti, @BislimiBesnik, @gervallaschwarz  si dhe Lista Srpska Goran Rakiq, vizitoi kufirin e Jarinjes, foli me kryeministrin @SerbienPM @PetkovicPetar. Nevojë urgjente për të de-përshkallëzuar, për të kapërcyer tensionin + për t’u angazhuar në dialog @MiroslavLajcak”, ka shkruar Sarrazin në Twitter.

Të ngjashme