Sarrazin pas vizitës në Kosovë: Urgjentisht nevojitet përfshirja në dialog dhe tejkalimi i tensioneve

Prishtinë | 11 Nën 2022 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka njoftuar për takimet që ai së bashku me homologun slloven, Anzej Franges, kanë pasur në Kosovë dhe Serbi.

Sarrazin, ka përmendur që ndër takimet që ka pasur në Kosovë, kanë qenë ato me kryeministrin Albin Kurti, Besnik Bislimin dhe Donika Gërvallen.

Në postimin e tij në Twitter, ai ka thënë se urgjentisht nevojitet “de-eskalimi” i situatës dhe tejkalim të tensionit.

“Me Anžej Frangeš në Kosovë dhe Serbi. Ne takuam Albin kurtin, Besnik Bislimin, Donika Gërvallen si dhe Goran Rakiq nga Lista Serbe, vizituam kufirin e Jarinjes, folëm me kryeministren e Serbisë dhe Petar Petkoviqin. Urgjentisht nevojitet de-eskalimi dhe tejkalimi i tensionit + përfshirje në dialog”, ka thënë Sarrazin.

Të ngjashme